Foto nga VCG
Gati 200 persona nga vendi dhe bota ndoqën një forum mbi fshatrat e bukur në kontenë Deqing të provincës Zhejiang në Kinën lindore, gjatë së cilës u publikua një iniciativë për ndërtimin e fshatrave të bukur, njofton “Xinhua”.
Pjesëmarrësit në forum, duke përfshirë përfaqësues nga 11 vende europiane, katër organizata ndërkombëtare, si dhe biznese dhe organizata joqeveritare, diskutuan tema si zhvillimi i industrive të veçanta bujqësore, integrimi i bujqësisë, kultura dhe turizmi,s i dhe ndërtimi i fshatrave dhe qyteteve me karbon të ulët.
Iniciativa Deqing e publikuar në forum propozoi veprime të ndryshme për zhvillimin e industrive rurale, ndërtimin e fshatrave me karbon të ulët, përmirësimin e shërbimeve publike rurale dhe forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve.
Gjatë forumit, pjesëmarrësit u njohën me arritjet dhe përparimin në rigjallërimin rural të Kinës, të tilla si kultura rurale dhe industritë e paraqitura, fshati dixhital dhe qeverisja rurale në Zhejiang.
Veprimtaria u organizua nga Departamenti i Bashkëpunimit Ndërkombëtar i Ministrisë së Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale, me temë “Bashkoni duart për të ndërtuar një fshat të bukur dhe harmonik në Kinë dhe Europë”.