Donald Trump kritikon politikën e Shtëpisë së Bardhë ndaj Izraelit
2024-10-22 11:20:29
Donald Trump (Foto Rtsh)
Ish-presidenti dhe kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar politikën e Shtëpisë së Bardhë që po ndjek ndaj Izraelit, ndërsa ka përgëzuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, për mbajtjen e Izraelit të sigurt, gjatë një bisede telefonike mes tyre, shkruan “RTSH”.
Sipas Trump, Netanyahu ka pasur shumë pak bashkëpunim nga Shtëpia e Bardhë.
Marrëdhëniet e Shtëpisë së Bardhë me kryeministrin izraelit janë bërë gjithnjë e më të ngrira, pasi kriza humanitare në Gaza është përkeqësuar dhe Netanjahu ka bërë hapa të njëanshëm në rajon pa u konsultuar me administratën amerikane.
Lajmet Kryesore