Bienalja e artit bashkekohor (Foto Kultplus)
Bienalja e Artit Bashkëkohor, me edicionin e saj të parë në qytetin historik të Durrësit, e vendos Shqipërinë në hartën botërore kushtuar artit bashkëkohor, shkruan “ATSH”.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetet sociale, deklaroi se kjo ekspozite ndikon edhe në promovimin e turizmit dhe trashëgimisë kulturore.
Tema e bienales është “Inteligjenca artificiale: e ardhmja hibride”.
Ky aktivitet ka bërë bashkë 17 pavijone kombëtare, ku marrin pjesë me punët e tyre 40 artistë nga vendi dhe bota. Ata i kanë shpalosur punimet e tyre në hapësirat publike dhe historike të qytetit të Durrësit.
Kjo ekspozitë ndërkombëtare e artit bashkëkohor është një mënyrë për të përqëndruar vëmendjen krijuese të artistëve më të shquar të artit bashkëkohor, vendas e të huaj në qytetin shqiptar.