Ndahet nga jeta kundërshtari i Erdogan, lideri i organizatës turke “FETO”
2024-10-22 14:41:31

Gyleni (Foto Liberale.al)

Kundërshtari i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, Fethullah Gulen, të cilin Turqia e akuzon për grushtin e dështuar të shtetit në vitin 2016, ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare në SHBA, ku dhe jetonte vitet e fundit, shkruan “Panorama”.

Gulen ndërtoi një lëvizje të fuqishme islamike në Turqi dhe më gjerë, por i kaloi vitet e tij të mëvonshme i akuzuar për orkestrimin e një tentative grusht shteti kundër Erdogan, akuza të cilat ai i mohoi.

Turqia e konsideron Gulen si lider të organizatës terroriste “FETO”.

Mediat raportojnë se ai ndërroi jetë pasi u shtrua në një spital në Pensilvani.