UNIFIL: Izraeli kërkon të na largojë me forcë nga Libani
2024-10-22 11:16:54

Forcat paqeruajtese ne Liban (Foto Rtsh)

Forca paqeruajtëse e OKB-së në Liban (UNIFIL) bëri të ditur se një buldozer i ushtrisë izraelite ka shkatërruar kullën e vëzhgimit dhe një gardh rrethues të një pozicioni të OKB-së në Marwahin në Libanin jugor, shkruan “RTSH”.

“I kujtojmë sërish IDF-së dhe të gjithë aktorëve për detyrimet e tyre për të garantuar sigurinë e personelit dhe pronës së OKB-së dhe për të respektuar paprekshmërinë e objekteve të OKB-së në çdo kohë”,- shkruhet në deklaratën e UNIFIL-it.

Javën e kaluar, kryeministri Benjamin Netanjahu përsëriti thirrjen e tij për paqeruajtësit në Libanin jugor që të largohen nga zona të caktuara pranë kufirit izraelit, duke akuzuar Hezbollahun se përdor pozicionet e UNIFIL-it si mburojë gjatë sulmeve izraelite.

Ai hodhi poshtë si pretendimet se forcat izraelite kishin sulmuar bazat e UNIFIL-t.