Ilir Meta (Foto Rtsh)
Ish-presidenti shqiptar në vitet 2017-2022, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë në opozitë, Ilir Meta, u prangos të hënën në Tiranë, me urdhër të SPAK-ut, njofton “Panorama”.
Ilir Meta është ndaluar nga agjentët e BKH-së të asistuar edhe nga forcat e Policisë, në një zonë në dalje të kryeqytetit shqiptar, sipas medieve, ndërsa shkonte në selinë e partisë.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme për këtë urdhërarrest, por Ilir Meta është thirrur disa herë kohët e fundit në SPAK për të dhënë shpjegime për një sërë çështjesh.
Kreu i PL-së është paraqitur disa herë në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje për çështjen “CEZ-DIA”.
Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi gjithashtu janë në hetim pasuror, si dhe në lidhje me çështjen e lobimit në SHBA.