Qyteti i Bolonjës në përmbytjet, 21 tetor 2024/Foto nga VCG
Italia ndodhet prej ditësh nën pushtetin e ujërave, pas motit të keq, stuhive të shiut dhe erës, që kanë lënë pas dëme të shumta materiale, njofton “RTSH”.
Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kanë shkaktuar probleme kritike veçanërisht në rrugët e Bolonjës, në provincën e Pesaros, por dhe në Kalabri.
Vala e motit të keq që goditi Emilia-Romanjës vazhdon që nga mbrëmja e së shtunës dhe më keq sesa pritej.
Mbi 3500 persona janë evakuuar, ndërsa 15 mijë banorë të tjerë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike mbetën në errësirë totale.
Moti i keq ka kapur dhe zonën e Kalabrisë, ku alarmi i motit ka kaluar nga portokallia në të verdhë.
Qyteti i Bolonjës në përmbytjet, 21 tetor 2024/Foto nga VCG
Në zonën e Lamecos u raportuan një sërë problemesh kritike për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.
Mëngjesin e të hënës, duke marrë parasysh kërkesat e shumta përmes linjës së Urgjencës në Katanxaro, ekipe të tjera u dërguan në zonën e Lamecia-Termes nga komandat e Kozencës dhe Krotones.
Rreth 90 ndërhyrje pritet të kryhen nga zjarrfikësit në lidhje me kontrollet për depërtimin e ujit dhe tharjen e tij.