Blinken viziton Lindjen e Mesme, Harris bën thirrje për t’i dhënë fund luftës
2024-10-22 16:21:30

Foto nga VCG

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken/VCG

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, viziton sërish Lindjen e Mesme, njofton “ATSH”.

Zëvendëspresidentja Kamala Harris, ndërsa njoftoi vizitën e tij, deklaroi në një intervistë televizive se lufta duhet të përfundojë, duke theksuar se Blinken do të takohet me palët në rajon.

“Numri i palestinezëve të pafajshëm që janë vrarë në Gaza është vërtet i pandërgjegjshëm”,- tha Harris, e cila është kandidate presidenciale demokrate për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA.

Në të njëjtën kohë, ajo tha se gjithmonë do të ngrihej për të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje.

Konflikti në Gaza u shkaktua nga sulmet e militantëve të udhëhequr nga Hamasi, duke vrarë 1200 njerëz dhe rrëmbyer rreth 250 të tjerë, rreth një vit më parë.

Megjithatë, kritika ndërkombëtare ndaj fushatës hakmarrëse të Izraelit në brezin bregdetar po rritet pas një viti lufte që ka shkaktuar vdekjen e rreth 42.000 personave në Gaza, ndërsa luftimet aktualisht po përkeqësohen në Liban.