Berati në sezon turistik gjithë vitin
2024-10-22 15:31:10

Foto nga VCG

Berat/VCG

Rrugët kryesore të Beratit, qendra historike dhe atraksionet turistike, periferia apo rrethinat, janë të mbushura plot me turistë në këto ditë vjeshte, shkruan “ATSH”.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo, deklaroi se qyteti e ka të gjithë vitin sezon turistik.

Sipas tij, nga janari në shtator qyteti ka pasur rreth 800 mijë vizitorë, 85% e të cilëve të huaj.

Vizitorët vijnë nga shumë vende të BE-së, si Spanja, Franca, Gjermania, Austria, Italia që qëndron në krye të listës, por ka vizitorë edhe nga Azia, Australia, SHBA-ja, Kanada etj.

Bumi turistik ka sjellë një shtim të strukturave akomoduese. Rreth 700 apartamente janë të listuara në platforma serioze si “AirBnb”. Qyteti numëron afërsisht 4 mijë shtretër akomodues.

Në fund të tetorit dhe në fillim të nëntorit, Berati do të organizojë Festivalin Mbarëkombëtar të Verës “Wine&Stories”, një tjetër arsye për të vizituar qytetin.