Foto nga VCG
Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se qeveria shqiptare është plotësisht e angazhuar për një rritje sa më të shpejt të pensioneve, shkruan “Panorama”.
Sipas tij, kategoria e pensionistëve është ajo që ka përfituar më pak nga zhvillimet ekonomike të vendit.
“Ndërsa kemi rritur pagat në administratë, shëndetësi, arsim, polici dhe mbrojtje besoj se ka ardhur koha që të adresojmë dhe çështjen e rritjes së pensioneve”,- tha ai.
Ministri Malaj bëri të ditur se po shqyrtohet mundësinë e rritjes substanciale të bonusit të fundvitit, duke u bazuar në performancën e ekonomisë si dhe kapacitet financiare që ka vendi.
Ai kujtoi se indeksimi së fundi i pensioneve me 4.1% nuk ka të bëjë fare me skemën apo me reformën për rritjen e pensioneve. 4.1% është një detyrim ligjor që ka të bëjë me rritjen e çmimeve të produkteve të shportës, tha ai.