Tregu i këmbimit valutor i Kinës, aktiv në nëntëmujorin e parë
2024-10-22 22:13:46

foto nga VCG

foto nga VCG

Tregu i këmbimit valutor i Kinës ka qenë aktiv gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti, duke treguar elasticitet të madh, teksa pritshmëritë dhe transaksionet e tregut mbetën përgjithësisht në një sferë të arsyeshme dhe të rregullta, tha të martën organi rregullator i këmbimit valutor i vendit. 

Tregu valutor kinez pati një qarkullim prej 30.27 trilionë dollarësh amerikanë nga janari deri në shtator 2024, 10.1 për qind më shumë se gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, tha në një konferencë shtypi Li Hongyan, zëvendëskreu i Administratës Shtetërore të Këmbimit Valutor. 

Li vuri në dukje se transaksionet e këmbimit valutor lëvizën drejt ekuilibrit pasi pritshmëritë e normave të këmbimit midis subjekteve vendase mbetën të qëndrueshme dhe transaksionet e këmbimit valutor u kryen në mënyrë të rregullt e të arsyeshme.

Me gjithë mjedisin ekonomik dhe financiar kompleks botëror, tregu i këmbimit valutor i Kinës i ka përballuar sfidat e jashtme dhe ka treguar shenja stabilizimi dhe përmirësimi. 


foto nga VCG

Norma e këmbimit të RMB-së ka mbetur e qëndrueshme mes luhatjeve në të dy drejtimet, duke demonstruar elasticitet në rritje, tha Li. Balanci i pagesave ka qenë gjithashtu i qëndrueshëm, i mbështetur nga një suficit i fortë tregtar. 

Li theksoi ekuilibrin në rritje në lëvizjet ndërkufitare të kapitalit, me rritjen e investimeve të huaja në Kinë dhe qarkullimin e qëndrueshëm të bonove të brendshme.

Investimet e huaja neto në bonot e brendshme arritën mbi 80 miliard dollarë amerikanë në tre tremujorët e parë të vitit 2024, ndërsa investimet e huaja në aksionet kineze njohën një përmirësim të konsiderueshëm. 

Investimet  jashtë vendit nga subjektet kineze patën gjithashtu një përparim të lirshëm, teksa si investimet e drejtpërdrejta, ashtu edhe në letrat me vlerë patën rritje të qëndrueshme, tha ajo. 

Shtimi i pjekurisë dhe elasticitetit të tregut të këmbimit valutor të Kinës kanë forcuar aftësinë e tij për t'u përshtatur me ndryshimet e jashtme, duke siguruar mbështetje të fortë për mbajtjen e qëndrueshmërisë në bilancin e pagesave të vendit, shtoi Li.

foto nga VCG