Ministria e Financave: Të ardhurat nga Tatimet dhe Doganat, 99.8% e planit deri në shtator
2024-10-22 15:33:31
Foto nga VCG
Ministria e Financave bëri të ditur se të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për periudhën janar-shtator 2024, arritën në shumën 460 miliardë lekë, ose 99.8% të planit, shkruan “ATSH”.
Sipas ministrisë, krahasuar me 9-mujorin e vitit 2023, janë mbledhur 41.6 miliardë lekë ose 10% më shumë.
MF-ja bën të ditur se tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 49.8miliardë lekë, 6 miliardë lekë ose 13.7% më shumë se 9-mujori 2023, si dhe 236 milionë lekë ose 0.5% më shumë se plani i 9-mujorit 2024.
Lajmet Kryesore