Rama bashkëbisedim me pensionistët: Do të përfitoni nga rritja e mundësive që ka krijuar ekonomia
2024-10-22 10:42:00

Kryeministri Rama (Foto Rtsh)

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se qeveria shqiptare do të hapë diskutim publik me pensionistët lidhur me pensionet, shkruan “RTSH”.

Ai tha se ekonomia shqiptare ka nisur të marrë formën e një ekonomie gjithëpërfshirëse. Pensionistët duhet të përfshihen në këtë rreth të zgjeruar të mundësive që ka krijuar ekonomia, ndërkohë që të tjerët kanë sot paga më të larta se sa kishin më parë, tha kryeministri Rama.

Në muajin shtator, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për indeksimin e pensioneve me 4.1%. Nga rritja e pensioneve e parashikuar në këtë projektvendim do të përfitojnë rreth 791.257 pensionistë, sipas numrit të përfituesve aktualë dhe planifikimit të përfituesve të ardhshëm deri më 31.12.2024.

Autoritetet e qeverisë shqiptare thonë se rritja e pensioneve konsiderohet si detyrim, sfidë dhe front i përbashkët shoqëror në rrugën drejt Shqipërisë 2030.