Foto nga VCG
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, mbërriti të hënën në Ukrainë për një vizitë të paparalajmëruar, e katërta që nga marrja e detyrës në vitin 2021, shkruan “ATSH”.
Austin shkroi në platformën “X” se udhëtimi i tij kishte për qëllim të demonstronte se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me komunitetin ndërkombëtar, vazhdojnë të qëndrojnë pranë Ukrainës.
Vizita e tij në Kiev vjen në muajt e fundit të administratës Biden dhe përpara garës zgjedhore për Shtëpinë e Bardhë.
SHBA-ja ka qenë mbështetësja më e madhe ushtarake dhe financiare e Ukrainës që nga nisja e konfliktit me Rusinë në shkurt 2022.
Forcat ruse kanë bërë avancime të ngadalta por të qëndrueshme territoriale në Ukrainën lindore.
Presidenti ukrainas u ka bërë thirrje aleatëve të tij në Perëndim të lejojnë vendin të godasë objektiva thellë brenda Rusisë, por kjo nuk ka pasur rezultat.