Transmetohet në Rusi sezoni i tretë i programit "Citimet Klasike të parapëlqyera të Xi Jinpingut" në gjuhën ruse
2024-10-22 20:43:57

sezoni i tretë i programit "Citimet Klasike të parapëlqyera të Xi Jinpingut" në gjuhën ruse/CMG

Në kuadër të vizitës së Xi Jinpingut në Kazan të Rusisë për Samitin e 16-të të BRICS-it, do të trametohet sezoni i tretë i programit "Citimet Klasike të parapëlqyera të Xi Jinpingut" në gjuhën ruse nga Kompania Shtetërore e Radios dhe Televizionit të Tërë-Rusisë, në faqen e internetit të Gazetës Ruse, Televizionin e Azisë së Madhe të Rusisë etj.

Shumë media kryesore lokale paraprezantuan këtë program, duke tërhequr pritshmërinë dhe vëmendjen e gjerë nga të gjitha sferat e Rusisë.

Sezoni i tretë i programit "Citimet Klasike të parapëlqyera të Xi Jinpingut" në gjuhën ruse fokusohet në tema si begatia e përbashkët, mbrojtja ekologjike, trashëgimia kulturore e shumëllojshmëria e qytetërimeve etj, duke zgjedhur librat e lashtë kinezë dhe shprehjet klasike të cituara në fjalimet, artikujt dhe bisedat e rëndësishme të Presidentit kinez Xi Jinping, për t'u treguar shikuesve tiparet e epokës së re dhe vlerat globale që mbart kultura tradicionale kineze.

Programi pasqyron mençurinë e dalluar politike, ndjenjën e thellë humaniste dhe grumbullimin e përvojës së thellë historike e kulturore nga Presidenti Xi, duke iu prezentuar popullit rus bazën kulturore të Kinës moderne.(Xu Guang)