Kina zgjeron shërbimet e kujdesit për të moshuarit me fokus në zgjidhjet e bazuara në komunitet
2024-10-22 10:45:45

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina kishte gjithsej 410.000 institucione dhe objekte të kujdesit për të moshuarit në fund të tremujorit të dytë të këtij viti, bëri të ditur të hënën Ministria e Çështjeve Civile, njofton “Xinhua”.

Nga këto, 369.000 ishin objekte të kujdesit për të moshuarit me bazë në komunitet. Sipas ministrisë, kjo reflekton një rritje të dukshme në krahasim me vitin 2019, kur numrat ishin afërsisht gjysma e niveleve të tyre aktuale.

Numri i institucioneve të kujdesit për të moshuarit është dyfishuar, ndërsa ai i institucioneve të kujdesit me bazë komunitare është rritur me 120 për qind në të njëjtën periudhë.

Progresi vjen pasi Kina ka përmirësuar ndjeshëm shërbimet e saj të kujdesit për të moshuarit gjatë viteve të fundit, me një theks të veçantë në zhvillimin e kujdesit në shtëpi dhe në komunitet.

Me popullsinë që po plaket me shpejtësi, vendi është nën presion në rritje për të ofruar kujdes të mjaftueshëm për qytetarët e moshuar.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në fund të vitit 2023 në Kinë kishte 297 milionë persona të moshës 60 vjeç e lart, që përbënin 21.1 për qind të popullsisë së përgjithshme. Numri i personave të moshës 65 vjeç e lart arriti në 217 milionë, ose 15.4 për qind e totalit.