Mbreti britanik Charles gjatë vizitës në Australi, 22 tetor 2024, Sydney/VCG
Senatorja indigjene australiane, Lidia Thorpe, iu kundërvu mbretit britanik Charles, gjatë fjalimit të tij në Dhomën e Parlamentit, në Canberra, duke e akuzuar për vjedhjen e tokave aborigjene në Australi, shkruan “RTSH”.
Pas përfundimit të fjalës së tij, senatorja Thorpe iu afrua foltores, duke bërtitur: “Ky nuk është vendi juaj. Ju keni kryer gjenocid ndaj popullit tonë. Na ktheni tokën tonë. Na jepni atë që vodhët, kockat tona, kafkat tona, foshnjat tona, njerëzit tanë”.
Sigurimi e ndaloi atë të afrohej dhe e nxori jashtë sallës, ndërsa mbreti britanik u kthye për të folur me kryeministrin australian, Anthony Albanese.
Thorpe është gruaja e parë aborigjene nga shteti i Viktorias në Australi që bëhet senatore. Kur u betua në Parlament, ajo refuzoi të bënte betimin për besnikëri ndaj mbretëreshës së ndjerë së Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth.