Presidenti i Kinës Xi Jinping takohet me Presidentin e Rusisë Putin
2024-10-22 23:36:14

Më 22 tetor pasdite, Presidenti kinez Xi Jinping u takua me Presidentin rus Vladimir Putin në Pallatin e Kremlinit në Kazan të Rusisë

Xi Jinping tha: "i nderuar Presidenti Putin, miku im i vjetër! Është kënaqësia ime e madhe që të vij në qytetin e lashtë rus Kazan, për të marrë pjesë në Samitin e 16-të të BRICS-it, me ftesën tuaj. Ky është takimi i tretë mes nesh këtë vit.

Para gati 400 vitesh, "Rruga e çajit e gjatë mbi dhjetë mijë kilometra" që lidh dy vendet, kalon përmes Kazanit, duke dërguar çajin nga malet Wuyi të Kinës në familjet ruse."

Xi theksoi se: "Në fillim të muajit, unë dhe Presidenti Putin shkëmbyem mesazhe urimi, për të festuar së bashku 75 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kinë-Rusi. Teksa i hedhim një sy rrugës që kemi kaluar, marrëdhëniet Kinë-Rusi janë zhvilluar përpara pavarësisht vështirësive duke arritur një sërë rezultatesh themelore. Marrëdhëniet Kinë-Rusi kanë eksploruar marrëdhëniet e duhura për vendet e mëdha fqinje 'jo-aleancë, moskonfrontimin dhe mos shënjestrimin e palëve të treta'. Unë dhe zoti President Putin i kushtojmë vëmendje të madhe epokës së  re. Gjithmonë kemi mbajtur me vendosmëri drejtimin e marrëdhënieve Kinë-Rusi. Të dy palët mbështesin frymën e përhershme të fqinjësisë së mirë, bashkërendimet e përgjithme strategjike dhe bashkëpunimet reciprokisht të dobishme. Të dy palët thellojnë dhe zgjerojnë në mënyrë të pandërprerë bashkërendimet e përgjithshme strategjike dhe bashkëpunimet praktike në fushat e ndryshme, duke injektuar një shtysë të fortë në promovimin e zhvillimit dhe modernizimit të të dy vendeve, si dhe duke dhënë kontribute të rëndësishme për përmirësimin e mirëqenies së popullit kinez dhe rus, si edhe për ruajtjen e barazisë dhe drejtësisë ndërkombëtare.

Aktualisht bota po përballon ndryshimet e mëdha të shekullit.  Situata ndërkombëtare është e ndërthurur me kaos. Gjithsesi, unë besoj se miqësia e thellë midis Kinës dhe Rusisë ndër breza nuk do të ndryshojë. As përgjegjësia e një vendit të madh për botën dhe popullin nuk do të ndryshojë."

Xi gjithashtu vuri në dukje se:"Në botën e sotme, mekanizmi i bashkëpunimit të BRICS-it është platforma më e rëndësishme për solidaritetin dhe bashkëpunimin midis vendeve të tregut në zhvillim dhe vendeve në zhvillimt. Është forca shtytëse për të promovuar multipolaritetin e botes të barabartë dhe të rregullt, globalizimin ekonomik gjithëpërfshirës.

Nesër do të organizohet Samiti i BRICS-it, që është sami i parë pas zgjerimit të vendeve anëtare të BRICS-it. Ndaj, ky samit ka rëndësi të madhe për të nxitur 'bashkëpunimet e BRICS-it të madh'.

Si vendi organizues,  Rusia ka bërë shumë punë. Pala kineze e vlerëson lart këtë kontribut. Unë pres që të diskutoj thellësisht me zotin president dhe  liderët e vendeve të tjera, për zhvillimin e ardhshëm të mekanizmit të bashkëpunimeve të BRICS-it, për të nxitur mendimet unanime të palëve të ndryshme, për të transmetuar sinjalet pozitive të bashkëpunimit, për të nxitur bashkërendimet dhe bashkëpunimet praktike në fushat e ndryshme mes vendeve të BRICS-it, për të marrë më shumë mundësi për 'Jugun e Botës', për të dhënë kontribute më të mëdha për ndërtimin e bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit. "(Xu Guang)