Kometa C/2023 A3 e parë mbi Murin e Madh në Pekin
2024-10-21 11:35:06

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Më 19 tetor të këtij viti Kometa C/2023 A3 u pa mbi seksionin Panlongshan të Murit të Madh në Pekin, kryeqyteti i Kinës,  shkruan China Daily.

Kometa u pa për herë të parë më 9 janar 2023 nga astronomët në Observatorin e Malit të Purpurt të Akademisë Kineze të Shkencave.

Zbulimi u konfirmua nga Qendra e Planetit të Vogël të Unionit Ndërkombëtar Astronomik dhe u emërua Tsuchinshan-ATLAS.

Kometa rrethon diellin në një orbitë të veçantë ovale. Do të duhen 61751 vite të tjera para se njeriu në tokë ta shohë atë përsëri me sy të lirë.