foto CMG
Samiti i 16-të i BRICS-it do të zhvillohet nga e marta deri të enjten e kësaj jave në Kazan të Rusisë. Ky është samiti i parë i BRICS-it pas zgjerimit të kësaj organizate, PBB-ja e së cilës zë afro 30 për qind të asaj të mbarë botës, kurse tregtia një të pestën e vëllimit global. Vendet anëtare kanë mundësi të mëdha përplotësuese dhe potencial të madh bashkëpunimi.
Mekanizmi i bashkëpunimit të BRICS-it është një platformë e bashkëpunimit shumëpalësh midis ekonomive të reja e vendeve në zhvillim që zbaton multilateralizmin, hapjen, gjithëpërfshirjen dhe bashkëpunimin me përfitime të përbashkëta.
Gjatë mandatit të Kinës si vend kryetar i radhës në vitin 2022, nisi zyrtarisht procesi i zgjerimit të kësaj organizate. Gjithnjë e më shumë vende kanë shprehur dëshirën për t'u anëtarësuar në BRICS.
Rusia, vend kryetar i radhës i këtij viti, ka konfirmuar se mbi 30 vende do të marrin pjesë në këtë samit të BRICS-it.