Presidenti kinez Xi Jinping viziton në qytetin shkencor Binhu në qytetin Hefei, të provincës Anhui të Kinës lindore, 17 tetor 2024. /Xinhua
Në një turne të fundit inspektimi në provincën Anhui të Kinës Lindore, presidenti Xi Jinping, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, theksoi nevojën që kjo provincë të zbatojë më tej parimet udhëzuese të Kongresit të 20-të Kombëtar të PKK-së dhe plenumit të tretë të Komitetit Qendror të 20-të të PKK-së.
Presidenti Xi theksoi gjithashtu se Anhui duhet të zbatojë plotësisht filozofinë e re të zhvillimit. Ai kërkoi që Anhui të përdorë strategjitë e shumta kombëtare të zhvillimit në përpjekjet e vazhdueshme për t'u kthyer në një pikë të rëndësishme të inovacionit shkencor e teknologjik, një qendër për industritë në rritje, një pararojë të Reformës dhe Hapje, si edhe në një zonë gjithëpërfshirëse të transformimit të gjelbër për zhvillim ekonomik dhe shoqëror.
Kreu i shtetit i Kinës i bëri thirrje provincës Anhui që të ketë arritje të mëtejshme në thellimin e integrimit të saj në modelin e ri të zhvillimit, duke nxitur zhvillimin me cilësi të lartë, si edhe krijimin e një Anhui të bukur në të gjitha aspektet, me qëllim që kjo provincë të shkruajë kapitullin e vet për sa i përket modernizimit të stilit kinez.
Nga 17 deri më 18 tetor, presidenti Xi Jinping kreu misione faktmbledhëse në qytetet Anqing dhe Hefei të provincës Anhui, ku ai vizitoi një numër vendesh, duke përfshirë një zonë historike e kulturore e një park tekniko-shkencor. (Xu Guang)