Porcelani, si një simbol i kulturës tradicionale kineze, ka ndërtuar një "urë" nëpër male e dete në historinë e shkëmbimeve kulturore ndërmjet Kinës dhe vendeve të tjera. Midis këtyre llojeve elegante të porcelanit, njëri pëlqehet veçanërisht në Evropë e rajone të tjera të botës. Francezët madje i dhanë një emër të veçantë – "Blanc de Chine". Ai është porcelani i bardhë i Dehua-së.
Porcelani i bardhë i Dehua-së ka qenë produkti kryesor tregtar i Kinës në Rrugën Detare të Mëndafshit. Vendet evropiane kanë studiuar imitimet e porcelanit të Dehua-së për më shumë se 300 vjet, gjë që ka pasur një ndikim të thellë në industrinë e qeramikës në Evropë dhe në botë. Sot do të vizitojmë Yang Debao-n, një mjeshtër i ri i porcelanit të bardhë nga Dehua. Le të hedhim një vështrim se si e krijoi ai një vepër magjepsëse "Blanc de Chine".