Kina i kërkon Mianmarit të hetojë plotësisht sulmin ndaj Konsullatës së Përgjithshme Kineze në Mandalay
2024-10-21 20:42:58

Ministria e Jashtme e Kinës/Xinhua

Ministria e Jashtme e Kinës/VCG

Ministria e Jashtme e Kinës i kërkoi të hënën Mianmarit që të hetojë plotësisht sulmin ndaj Konsulatës së Përgjithshme Kineze në Mandalay si edhe të përmirësojë sigurinë e Ambasadës së Kinës, Konsullatës së Përgjithshme, projekteve dhe personave në Mianmar.

Lin Jian, një zëdhënës i kësaj ministrie, i bëri deklaratat në një konferencë shtypi në përgjigje të një pyetjeje përkatëse. 

Më 18 tetor, një zyrë përballë Konsullatës së Përgjithshme Kineze në Mandalay u sulmua me një shpërthim duke mos shkaktuar viktima, por duke dëmtuar pjesërisht ndërtesën, sipas Lin.

“Pala kineze është thellësisht e tronditur nga sulmi. Ajo e dënon fuqimisht një akt të tillë”, tha ai.

Lin tha se Kina ka paraqitur ankesa serioze ndaj Mianmarit dhe i kërkoi vendit të hetojë plotësisht sulmin duke bërë çdo përpjekje për të arrestuar dhe dënuar autorët në përputhje me ligjin.

Mianmari tha se ka marrë një sërë masash. Ajo do të përmbushë angazhimet dhe detyrimet e saj sipas ligjit ndërkombëtar duke marrë përgjegjësinë kryesore për sigurinë e personelit dhe institucioneve kineze në Mianmar.(Xu Guang)