foto nga VCG
Elon Musk do të “shpërblejë” një milion dollarë çdo ditë, një person të zgjedhur mes atyre që nënshkruan peticionin e tij online për të drejtën e posedimit të armës në ShBA, shkruan panorama.al.
Miliarderi amerikan e bëri premtimin e tij në një tubim të shtunën në mbështetje të kandidatit republikan për president të ShBA-së, Donald Trump.
Fituesi i ditës ishte një burrë i quajtur John Dreher. Kriteri i vetëm, sipas Musk, ishte se ai kishte nënshkruar peticionin e tij në favor të amendamentit të parë dhe të dytë të Kushtetutës së SHBA, të cilat garantojnë lirinë e shprehjes dhe të drejtën për të mbajtur armë.
Shpërblimi nga Musk do të bëhet për fituesit që do të shpallen çdo ditë deri në zgjedhjet presidneciale të 5 nëntorit.
Paratë janë shembulli më i fundit se si Musk po e përdor pasurinë e tij për të ndikuar në garën e presidenciale midis Trump dhe sfidueses demokrate Kamala Harris.