Netanyahu: Aleatët e Iranit donin të më vrisnin
2024-10-21 15:06:35

Kryeministri izraelit Netanyahu (Foto RTSH)

Benjamin Netanyahu ka dënuar "aleatët e Iranit" të cilët, sipas tij, u përpoqën ta vrisnin atë dhe gruan e tij nëpërmjet një sulmi me dron në rezidencën e tij në Cezare, shkruan rtsh.al.

“Ata do të paguajnë një çmim të lartë”, tha kryeministri izraelit.

“Ata që tentuan të më vrasin mua dhe gruan time sot bënë një gabim të rëndë. Kjo nuk do të më ndalojë mua dhe Shtetin e Izraelit të vazhdojmë luftën e rilindjes kundër armiqve tanë për të garantuar sigurinë tonë për breza”, vazhdoi Netanyahu.

"Unë u them iranianëve dhe partnerëve të tyre në boshtin e së keqes: kushdo që dëmton qytetarët e shtetit të Izraelit do të paguajë një çmim të lartë. Ne do të vazhdojmë të eliminojmë terroristët tuaj, ne do t'i sjellim robërit tanë në shtëpi nga Gaza, ne do sjellim banorët tanë në veri. Ne do t'i arrijmë të gjitha objektivat e luftës që i kemi vendosur vetes,” shtoi ai.