Pas bombardimeve ajrore të Izraelit në Gazë, më 20 tetor 2024/ foto nga VCG
Forcat Ajrore izraelite goditën në fundjavë rreth 175 objektiva terroristë në Rripin e Gazës dhe Liban, ndërsa përleshjet nga rreze të afërta vazhdojnë në terren si në Liban ashtu edhe në Rrip, deklaroi ushtria (IDF), shkruan ATSH.
Ndër objektivat e goditura janë depo armësh, puse lëshimi dhe infrastruktura terroriste të Hamasit dhe Hezbollahut.
Pas bombardimeve ajrore të Izraelit në LIban, më 20 tetor 2024/ foto nga VCG
Trupat e IDF vazhdojnë aktivitetin operacional në pjesët veriore, jugore dhe qendrore të Rripit të Gazës.
Trupat eliminuan dhjetëra terroristë në luftime të ngushta në terren dhe në sulme ajrore, çmontuan infrastruktura të shumta terroriste dhe konfiskuan sasi të mëdha armësh.