
një avion/VCG
Kina ka publikuar spektrin e saj të parë tip të krahëve të avionit në Xi'an, në provincën veriperëndimore të Kinës, Shaanxi.
Spektri është profili i parë i Kinës i krahëve të avionëve me performancë të lartë dhe krenohet me më shumë se 1000 lloje krahësh si edhe një bazë të dhënash për përdorim industrial.
Krahët përcaktojnë efikasitetin aerodinamik dhe stabilitetin e fluturimit të një avioni. Prandaj projektimi i tyre do të ishte kritik.
Projektimi i krahëve të avionit është themeli i industrisë së aviacionit dhe teknologjia kryesore për të mbështetur inovacionin e pavarur të teknologjisë së aviacionit të Kinës, tha Tang Changhong, një akademik në Akademinë Kineze të Inxhinierisë.
Ky spektër është i rëndësishëm në përmirësimin e aftësisë së pavarur të inovacionit të projektimit aerodinamik në aviacionin e Kinës dhe mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm të pajisjeve të nivelit të lartë të hapësirës ajrore në Kinë.(Xu Guang)
