Foto nga VCG
Një delegacion me 32 anëtarë, duke përfshirë përfaqësues nga disa vende të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe zyrtarë nga Sekretariati i Përgjithshëm i kësaj organizate, vizitoi Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës Verilindore nga 16 deri më 19 tetor, me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës.
Delegacioni vizitoi qytete të tilla si Turpan, Hami dhe Urumqi, kryeqendra e rajonit, duke shprehur admirim për qëndrueshmërinë shoqërore, harmoninë dhe zhvillimin në bashkëpunim ndërmjet kombësive të ndryshme të rajonit.
Delegatët shprehën potencialin për bashkëpunim kundër terrorizmit e dezinformacionit dhe në fushën e zhvillimit, duke theksuar rëndësinë e unitetit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit.
Pas vizitës në një ekspozitë lidhur me antiterrorizmin dhe çradikalizimin në Xinjiang, Boubacar Gouro Diall, përfaqësues i Malit në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik, theksoi rëndësinë e luftës së përbashkët globale kundër terrorizmit. Ai tha se të tëra vendet duhet të bashkohen kundër kërcënimeve, ndërsa paralajmëroi që disa vende nxisin fshehurazi terrorizmin për të destabilizuar të tjerët dhe për të shtënë në dorë burimet e tyre. Diall vuri gjithashtu në dukje se Kina nuk është e vetmja viktimë e dezinformacionit dhe bëri thirrje për bashkëpunim më të madh ndërkombëtar kundër njoftimeve të rreme.
Ndërsa përfaqësuesi i Bregut të Fildishtë në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik Coulibaly Drissa theksoi se qëndrueshmëria shoqërore është vendimtare për zhvillimin e vazhdueshëm. "Qëndrueshmëria shoqërore është shumë e rëndësishme kudo në botë. Vetëm me qëndrueshmëri shoqërore mund të nxisim paqen globale," tha ai.
Delegacioni vizitoi gjithashtu xhami dhe institute islamike. Përfaqësuesi i Taxhikistanit Akram Karimi vlerësoi angazhimin e qeverisë kineze për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe sigurimin e lirisë fetare, si edhe për ruajtjen e traditave të pakicave kombëtare dhe trashëgiminë kulturore të Xinjiang-ut.
Gjatë vizitave në firma të tregtisë elektronike dhe objekte të energjisë diellore, shumë përfaqësues shprehën interes në zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me Xinjiang-ut. Diplomati kamerunas Dewa Moustafa theksoi potencialin për bashkëpunim në sektorin e energjetikës, veçanërisht duke pasur parasysh burimet e pasura diellore të Kamerunit.