Kongresi Botëror i Shoqatës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale 2024 mbahet në qytetin Hangzhou, në provincën Zhejiang të Kinës lindore, më 19 tetor 202/VCG
Kina renditet e para në botë për të pestin vit rradhazi për numrin e patentave të aplikuara ndërkombëtarisht nëpërmjet Traktatit të Bashkëpunimit të Patentave (TBP), deklaroi shefi i Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale gjatë Kongresit Botëror të Shoqatës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale (SNMPI) në vazhdim 2024.
Gjatë Kongresit që u hap më 19 tetor në Hangzhou në provincën Zhejiang të Kinës lindore, Drejtori i Përgjithshëm i OBPI Daren Tang tha në një video fjalim se është një moment historik që ky kongres organizohet në Kinë për herë të parë.
Tang tha se në mesin e viteve 1990, kur Kina mori pjesë në PCT-në e WIPO-së, numri vjetor i patentave ndërkombëtare nëpërmjet PCT ishte vetëm 100. Deri në vitin 2023 ky numër kishte arritur në afro 70.000.
Sipas Presidentit të SNMPI, Shoichi Okuyma, vitet e fundit, numri i aplikimeve të pronësisë intelektuale në Kinë është rritur me shpejtësi. Kina është bërë vendi me më shumë aplikime të pronësisë intelektuale, që simbolizon se kapaciteti i inovacioneve tekniko shkencore ka marrë progres të madh.
Kina ka punuar shumë për të formuluar dhe përmirësuar ligjet përkatëse për mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe ka mbajtur komunikime e shkëmbime aktive me palët e tjera ndërkombëtare, shtoi ai. (Xu Guang)