Luiza Gega thyen rekordin kombëtar, në Maratonën e Tiranës
2024-10-21 16:25:44
Luiza Gega fiton Maratonën e Tiranës (Foto Java News)
Atletja shqiptare Luiza Gega ka vendosur një rekord kombëtar në Maratonën e Tiranës, njofton panorama.al. Në disiplinën 42 km ajo zuri vendin e parë, duke e përshkuar këtë distancë për 2 orë e 34 minuta. Gega, e cila ka marrë pjesë në këtë maratonë për të tetin vit, falenderoi mbështetësit e saj.
“Kam njerëz që më mbështesin në atë që bëj. Kjo maratonë është ndryshe nga çdo garë që bëj,” tha ajo.
Edicioni i tetë i maratonës në Tiranë mblodhi 5 mijë vrapues nga e gjithë bota, të cilët garuan në kategori të ndryshme.
Ranë në sy si për femra ashtu edhe për meshkuj ishin dy atletë kenianë, Valentine Benedek Jebet dhe Kennedy Kipkmoi Rono.
Lajmet Kryesore