Kina paralajmëron Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë për kalimin në ngushticën e Tajvanit
2024-10-21 18:55:37

VCG

Forcat ajrore nga Komanda e Zonës Lindore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze/VCG

Veprimet e Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë kanë prishur paqen dhe stabilitetin e ngushticave të Tajvanit, u shpreh një zëdhënës ushtarak të hënën, në përgjigje të luftanijeve amerikane dhe kanadeze që lundruan të dielën nëpër ngushticë. 

Komanda e Zonës Lindore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze mbetet në gatishmëri të lartë në çdo kohë. Ajo mbron me vendosmëri sovranitetin, sigurinë kombëtare, paqen dhe stabilitetin, u shpreh Li XI, një zëdhënës i komandës.

Gjatë ditës së diel shkatërruesi amerikan Higgins dhe fregata kanadeze Vancouver kaluan tranzit në ngushticë, njoftoi zëdhënësi

Forcat detare dhe ajrore të organizuara nga kjo komandë, ndoqën dhe monitoruan nga afër gjithë procesin e kalimit të anijeve nëpër ngushticë, duke trajtuar situatën në përputhje me ligjet dhe rregulloret, tha Li. (Xu Guang)