Foto nga VCG
Kina uli të hënën normat bazë të huadhënies të mbështetura te tregu, duke shkurtuar normën preferenciale të kredisë njëvjeçare nga 3.35 në 3.1 për qind. Norma preferenciale për kreditë mbi pesëvjeçare, mbi të cilën shumë kreditorë i bazojnë normat e tyre hipotekore, u ul nga 3.85 për qind në 3.6 për qind, sipas Qendrës Kombëtare të Financimit Ndërbankar.
Kjo është ulja e tretë për këtë vit dhe pritet të pakësojë kostot e financimit dhe të rritë më tej konsumin e investimet.
Bruce Pang, kryeekonomisti i degës së kompanisë JLL për Kinën, i tha CGTN-in se ulja prej 25 pikësh bazë e normës preferenciale të kredisë ishte pak më e madh sesa priste tregu.
Qeveria kineze duhet të mbajë një politikë të fortë monetare ndërsa nxit stabilizimin dhe rimëkëmbjen e tregut të pronës, tha Pang, duke shtuar se qeveria kineze zakonisht nuk i ul normat e interesit aq shpesh sa ekonomitë e tjera, prandaj këto ulje çdo herë duhet të jenë në madhësinë e mjaftueshme.