Zona e zhvillimit ekonomik e teknologjik në Kunshan të provincës Jiangsu të Kinës Lindore / foto nga VCG
Presidenti i Kinës Xi Jinping u ka kërkuar zonave të zhvillimit ekonomik dhe teknologjik në rang shtetëror të vendit të stimulojnë vazhdimisht gjallërinë e inovacionit dhe hovin e brendshëm, për të nxitur hapjen e nivelit të lartë për thellimin e reformës dhe për zhvillimin me cilësi të lartë.
Në një udhëzim të kohëve të fundit mbi punën e zonave të tilla të zhvillimit, Xi theksoi se gjatë 40 vjetëve të fundit, zonat e zhvillimit ekonomik dhe teknologjik në rang shtetëror të Kinës kanë dhënë kontribut në krijimin e mekanizmave të rinj për një ekonomi të hapur të nivelit më të lartë, zhvillimin e bashkërenduar rajonal dhe zhvillimin me cilësi të lartë.
Ai u kërkoi këtyre zonave të zhvillimit të përqendrohen në modernizimin kinez, të stimulojnë vazhdimisht gjallërinë e novacionit dhe të nxisin reformën e thellë dhe zhvillimin me cilësi të lartë me hapjen e nivelit të lartë.
Duhen bërë përpjekje për të marrë pjesë aktivisht në bashkëpunimin me cilësi të lartë për ndërtimin e "Një brez, një rrugë", për të zgjeruar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të kërkuar metoda të reja të thithjes së investimeve, duke e shndërruar "Investimin në Kinë" në një markë, tha Xi.
Ai bëri thirrje gjithashtu për forcimin dhe përmirësimin e themeleve industriale të prodhimit të përparuar, nxitjen e industrive të nivelit të lartë, të gjelbra e digjitale, krijimin e industrive digjitale e të së ardhmes dhe zhvillimin e forcave të reja prodhuese cilësore sipas kushteve të brendshme.
Në Tianjin u mbajt një simpozium të dielën për 40-vjetorin e zonave të zhvillimit ekonomik dhe teknologjik në rang shtetëror të vendit. Zv.kryeministri kinez He Lifeng lexoi udhëzimin e Xi Jinping-ut dhe mbajti një fjalim në këtë veprimtari.