Shembet doku i portit, 7 persona të vdekur në Georgia të ShBA
2024-10-21 16:41:04
Shembet doku i portit ShBA (Foto RTSH)
Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në Georgia, SHBA, pasi doku i një porti tragetesh u shemb në ishullin Sapelo, të shtunën njofton rtsh.al.
Incidenti ndodhi rreth orës 16:30 me kohën lokale, ndërsa njerëzit ishin mbledhur për një festë kulturore.
Shumë persona janë dërguar në spital dhe operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë. Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi shembjen e vendkalimit, i cili lidhte një dok të jashtëm ku njerëzit hipin në traget.
Presidenti amerikan Joe Biden reagoi duke thënë se ai dhe gruaja e tij vajtojnë për jetët e humbura dhe “luten për të plagosurit dhe këdo që është ende i zhdukur”.
Lajmet Kryesore