Italia nën ujë, pezullohet qarkullimi hekurudhor në disa zona
2024-10-21 16:36:51
foto nga Xinhua
Fundjavë me mot të keq në të gjithë Italinë, shkruan "panorama.al".
Nga veriu në jug, Gadishulli është nën ujë, i goditur nga reshjet intensive që kanë pushtuar edhe Sicilinë, e cila ka qenë nën kontrollin e një thatësire të madhe për muaj të tërë.
Mbi 80 milimetra shi ranë në Emilia-Romagna në 4 orë, duke përmbytur një pjesë të madhe të qytetit të Bolonjës dhe zonën përreth.
Një djalë 20-vjeçar humbi jetën në Pianoro. Ai po udhëtonte me vëllain e tij me makinë kur u godit nga një valë përmbytjeje.
Gjatë natës përmbytjet ka përfshirë edhe Ravenën, Modenën, Reggio Emilian dhe reshjet e kanë bërë kritike situatën në të gjitha rrugët.
Po ashtu raportohet se është pezulluar qarkullimi hekurudhor në disa zona.
Lajmet Kryesore