Dhjetëra të vrarë në sulmin izraelit në Gazën veriore
2024-10-20 12:15:44

Sulmet ne Gaza (Foto Panorama)

Të paktën 33 persona janë vrarë gjatë sulmeve ajrore izraelite në kampin e refugjatëve Jabalia në Gazën veriore, njoftojnë autoritetet e Hamasit.

Izraeli nuk ka bërë asnjë koment lidhur me pretendimet e Hamasit.

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahut, bëri të ditur se një dron u nis drejt shtëpisë së tij në Cezare, në veri të Izraelit, shkruan “Panorama”.

“Një dron u nis drejt shtëpisë së kryeministrit izraelit në Cezare, në veri të vendit”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i kryeministri izraelit.

Ndërsa luftimet vazhdojnë në Liban, ushtria izraelite njoftoi se ka vrarë rreth 60 luftëtarë të Hezbollahut dhe se ka shkatërruar qendrën e tij komanduese rajonale.

Forcat izraelite rrethuan kampin e mbipopulluar gjatë javëve të fundit, duke bërë të ditur se po përpiqet të parandalojë luftëtarët e Hamasit që të rigrupohen në zonë.

Vdekja e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, këtë javë, ngriti shpresat për fund të luftës, por udhëheqësi suprem i Iranit thotë se grupi do të mbetet i gjallë.