Ministrja Kumbaro: Dhurimi i gjakut, merr vlerë sa vetë jeta për dikë që ka nevojë
2024-10-20 13:03:24

Dhurimi i gjakut (Foto Atsh)

Punonjësit e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit iu bashkuan edhe këtë vit nismës së Kryqit të Kuq Shqiptar për dhurimin e gjakut.

Ministrja e linjës, Mirela Kumbaro, deklaroi se për këdo dhurimi i gjakut është një kontribut i vogël, por që merr vlerë sa vetë jeta për dikë që ka nevojë, shkruan “ATSH”.

Me mijëra jetë shpëtohen nga dhurimi vullnetar i gjakut, që nga të aksidentuarit, deri te pacientët me talasemi, të cilët duhet të marrin gjak çdo 2 javë për gjatë gjithë jetës së tyre.

Dhurimi i gjakut çdo 6 muaj, mund të zvogëlojë mundësinë për sëmundje kardiovaskulare deri në 90%.

Çdo dhurues gjaku, si edhe ata periodikë, përfitojnë kryerjen e disa testimeve falas si: gjak komplet; transaminazat ALT; konfirmimin e grupit të gjakut dhe Rh; testim për Hepatit B, C, HIV, sifiliz, etj.

Për personat që janë dhurues periodikë gjaku, përveç testimeve të sipërpërmendura, kryhen edhe disa ekzaminime shtesë si, glicemia, kreatinemia, proteinemia, kolesterolemia, trigliceridemia dhe feritinemia.