Shkembimi i te burgosurve (Foto Rtsh)
Rusia njoftoi se ka shkëmbyer 95 ushtarë ukrainas që ishin mbajtur robër me 95 ushtarëve rusë të ndaluar në Ukrainë. Shkëmbimi i të burgosurve erdhi përmes një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Si rezultat i procesit negociues, 95 ushtarë rusë u kthyen nga Ukraina”,- njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes, citon “RTSH”.
Rusia bëri të ditur se po ashtu ka dorëzuar 95 ushtarë ukrainas, që ishin të burgosur lufte.
Pavarësisht konfliktit në vazhdim, Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer qindra të burgosur që nga nisja e konfliktit në shkurt 2022.
Shpesh, marrëveshjet për këmbimin e të burgosurve janë ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite apo Turqia.
Më herët, Ukraina njoftoi se ka marrë trupat e 501 ushtarëve të vrarë nga forcat ruse, kryesisht në lindje të Ukrainës. Ndërsa zyrtarët rusë thanë se kanë marrë trupat e 89 ushtarëve të vrarë në Ukrainë.
Shkëmbimi i të burgosurve dhe i viktimave erdhi dy ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, prezantoi planin e tij të fitores para liderëve të Bashkimit Europian dhe ministrave të Mbrojtjes të NATO-s.