Udhëtimet e pasagjerëve hekurudhorë në Kinë arritën një nivel të ri në nëntë muajt e parë të vitit
2024-10-20 13:22:29

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Udhëtimet e pasagjerëve hekurudhorë në Kinë arritën një nivel të ri gjatë periudhës janar-shtator 2024, falë kërkesës së fuqishme për udhëtime, treguan të dhënat zyrtare të shtunën.

Gjithsej 3.33 miliardë udhëtime pasagjerësh janë kryer përmes rrjetit hekurudhor gjatë nëntë muajve të parë të vitit, 13.5 për qind më shumë se një vit më parë, bëri të ditur “China State Railway Group Co., Ltd.”, ndërsa vuri në dukje gjithashtu se sistemi hekurudhor kishte ruajtur operacione të sigurta dhe të qëndrueshme, shkruan “Xinhua”.

Gjatë kësaj periudhe, operatori hekurudhor ofroi mesatarisht 10.792 trena në ditë, 9.8 për qind më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

Shërbimet hekurudhore ndërkufitare gjithashtu panë rritje të fortë në këtë periudhë. Hekurudha me shpejtësi të lartë Guangzhou-Shenzhen-Hong Kong regjistroi afro 19.9 milionë udhëtime pasagjerësh, 43.1 për qind më shumë në bazë vjetore, ndërsa hekurudha Kinë-Laos realizoi 190.000 udhëtime.

Rritja e udhëtimeve hekurudhore këtë vit u nxit nga një lulëzim i tregut turistik, veçanërisht gjatë festave të mëdha.