CMG-ja: Zhvillimi aktiv i ekonomisë kineze forcon besimin e sipërmarrjeve të huaja
2024-10-20 16:07:50

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kohët e fundit, Kina nxorri një sërë politikash shtesë për të nxitur zhvillimin ekonomik. Të dhënat e qarkullimit ekonomik në 9-mujorin e parë të këtij viti, të publikuar të premten nga qeveria kineze, kanë forcuar besimin e sferave të ndryshme për ekonominë kineze.

Sipas të dhënave, në 9-mujorin e parë të këtij viti, PBB-ja kineze arriti në 94 trilionë e 974 miliardë e 600 milionë juanë duke u rritur 4.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Këtë vit, rimëkëmbja e ekonomisë ndërkombëtare është më e ngadalshme se parashikimi. Konfliktet rajonale kanë ushtruar ndikim negativ mbi ekonominë kineze. Brenda Kinës, kërkesat në treg janë ende të dobëta. Megjithëkëtë, ende pritet 5% rritje ekonomike kineze këtë vit.

Tani ekonomia kineze ruan ende qarkullimin e qëndrueshëm. Veçanërisht me publikimin e një sërë politikash shtesë që nga fundi i shtatorit, besimi i tregut është forcuar dukshëm. Shumë tregues ekonomikë janë përmirësuar gradualisht. Si për shembull, në shtator, indeksi i menaxherëve të blerjeve (PMI) arriti në 49.8% duke u rritur 0.7% në krahasim me gushtin. Kjo tregon forcimin e gjallërisë së tregut.

Zhvillimi i qëndrueshëm i ekonomisë kineze ka forcuar gjithashtu besimin e sipërmarrjeve me investime të huaja në Kinë për tregun kinez. Pak ditë më parë u themelua laboratori kërkimor i kompanisë amerikane Apple në Shenzhen. Në shtator, kompania automobilistike gjermane Audi njoftoi se do të publikojë shumë produkte të reja në tregun kinez. Kompania amerikane “GE HealthCare” planifikoi të shtojë fondet kërkimore në Kinë në tre vitet e ardhshëm. Këto kompani të huaja janë të mendimit se Kina është një treg i madh ndaj po shpejtojnë hapat për integrimin me këtë treg.

Për sipërmarrjet me investime të huaja, Kina nuk është vetëm një treg i shitjes së mallrave, por është një arenë me risi. Në Kinë, prodhimi dhe konsumi i energjisë së erës, energjisë bërthamore dhe energjisë fotovoltaike kanë ruajtur rritjen e shpejtë. Sipas raportit të bërë këtë vit nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale, renditja e indeksit të inovacionit të Kinës u rrit me një vend dhe arriti në vendin e 11-të në botë.

Një sërë politikash shtesë të Kinës synojnë të zgjerojnë kërkesat e brendshme të vendit, të ruajnë qëndrueshmërinë e tregut të pasurive të paluajtshme, të gjallërojnë tregun e kapitalit etj. Media të huaja si faqja web zvicerane “Infosperber” etj. janë të mendimit se ekonomia kineze do të fitojë përsëri energjinë e madhe duke nxitur ekonominë botërore.

Aktualisht po zhvillohet në Guangzhou Panairi i 136-të i Kantonit. Pas gjysmë muaji, do të hapet në Shangai Ekspozita e 7-të Ndërkombëtare e Importit e Kinës. Këto aktivitete do të nxitin më tej hapjen e Kinës me botën e jashtme, sipërmarrjet e huaja do të fitojnë më shumë mundësi të reja në Kinë. (Fani)