Xi Jinping uron zhvillimin e Konferencës Botërore të Pronësisë Intelektuale
2024-10-20 10:36:58

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të shtunën, Presidenti kinez Xi Jinping dërgoi mesazh për të uruar zhvillimin e Konferencës Botërore të Pronësisë Intelektuale 2024 të Shoqatës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale.

Xi Jinping u shpreh në mesazh se Kina gjithmonë i kushton rëndësi mbrojtjes së pronësisë intelektuale dhe ka pasur rezultate historike në këtë fushë. Kina dëshiron të punojë dhe të forcojë bashkëpunimin me palët e ndryshme për të mbrojtur sistemin shumëpalësh ndërkombëtar të pronësisë intelektuale duke dhënë kontribut për promovimin e sistemimit të arsyeshëm të sistemit global të pronësisë intelektuale.

Konferenca Botërore e Pronësisë Intelektuale 2024 e Shoqatës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale u hap të shtunën në qytetin Hangzhou të Kinës juglindore. Tema kryesore e konferencës është "Mbrojtja dhe zhvillimi me risi i pronësisë intelektuale". (Fani)