Ekspozita ndërkombëtare e qeramikës zhvillohet në “kryeqytetin e porcelanit” të Kinës
2024-10-20 12:06:09

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në Jingdezhen, i njohur në mbarë botën si “kryeqyteti i porcelanit”, në provincën Jiangxi të Kinës lindore, u organizua Ekspozita Ndërkombëtare e Qeramikës në Kinë.

Zona e ekspozitës sivjet u zgjerua me 33 për qind nga viti i kaluar në 140.000 metra katrorë, shkruan “Xinhua”. Ajo përfshin tetë seksione kryesore, duke përfshirë markat ndërkombëtare, furrat e njohura dhe qeramikën artistike.

Mbi 1100 ekspozues shfaqën produkte nga markat ndërkombëtare, furrat tradicionale dhe ndërmarrjet lokale të qeramikës dhe studiot e artit.

Me theks në zhvillimin e integruar në tregti, investime dhe kulturë, në ekspozitë u paraqitën marka ndërkombëtare nga 12 vende, duke përfshirë Japoninë, Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara.

Në një përpjekje për të nxitur inovacionin, ekspozita zgjeroi gjithashtu zonën e saj për sipërmarrjen dhe inovacionin për të ofruar një platformë për artistët e rinj dhe sipërmarrësit vendas.

E mbajtur për herë të parë në vitin 2004, ekspozita, dikur Panairi Ndërkombëtar i Qeramikës në Kinë, është bërë një platformë e rëndësishme për të shfaqur porcelanin më të mirë në botë.

Gjatë 20 viteve të fundit, ngjarja ka tërhequr rreth 2500 ndërmarrje të huaja nga 49 vende dhe rajone, sipas organizatorëve.