Xi Jinping uron zgjedhjen e Prabowo Subianto si President i Indonezisë
2024-10-20 16:14:01
Foto nga VCG
Të dielën, Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi një mesazh Prabowo Subianto për ta uruar për zgjedhjen e tij si President i Indonezisë.
Xi Jinping u shpreh në mesazh se Kina dhe Indonezia janë vendet e fqinjësisë së mirë. Marrëdhëniet e partneritetit të gjithanshëm strategjik midis dy vendeve janë zhvilluar me qëndrueshmëri dhe kanë hyrë në etapën e re të ndërtimit të bashkësisë së fateve të përbashkëta.
"Unë dëshiroj të mbaj kontakte të ngushta me Presidentin Prabowo Subianto për të çuar përpara bashkësinë e fateve të përbashkëta Kinë-Indonezi," tha Xi Jinping. (Fani)
Lajmet Kryesore