“Yili” i Kinës fiton çmimin e inovacionit në Samitin Botëror të Qumështit
2024-10-20 13:09:54

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjiganti kinez i qumështit “Yili” ka fituar çmimin e inovacionit të Federatës Ndërkombëtare të Qumështit (IDF). Njoftimi u bë në Samitin Botëror të Qumështit 2024 në Paris.

“Yili” fitoi çmimin në kategorinë e zhvillimit të produkteve të reja, me fokus në sigurinë ushqimore, shkruan “Xinhua”.

Çmimet e IDF-së kanë nëntë kategori dhe këtë vit “Yili Group” u nominua në katër.

Duke folur për “Xinhua”, presidentja e jurisë për çmimet IDF të Inovacionit të këtij viti, Caroline Edmond, tha se Kina është një prani e fortë në kontekstin e inovacionit për sektorin global të qumështit.

“Vit pas viti, qëkur kemi prezantuar inovacionin, shohim pjesëmarrje të madhe nga komuniteti kinez. Inovacioni është i rëndësishëm”,- tha ajo.

Edmond shtoi se mezi priste të shihte më shumë kompani kineze që do të prezantonin projektet e tyre të inovacionit në të ardhmen.

Delegatët në samit nënshkruan gjithashtu Deklaratën e Parisit për Qëndrueshmërinë, për të promovuar zhvillimin e gjelbër dhe të qëndrueshëm të industrisë globale të qumështit.

Si nënshkrues i deklaratës, presidenti ekzekutiv i “Yili Group”, Liu Chunxi, tha se deklarata pasqyron dëshirën e njerëzimit për të pasur një zhvillim të qëndrueshëm në industrinë e qumështit dhe për të mbrojtur planetin.

Samiti Botëror i Qumështit 2024 filloi të martën në Paris, duke tërhequr ekspertë, studiues dhe drejtues të industrisë nga e gjithë bota për të diskutuar tendencat më të fundit, si dhe të ardhmen e sektorit të qumështit.