Kina mirëpret njerëzit e biznesit global për të ndarë prosperitetin e Hong Kongut
2024-10-20 12:01:08

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vlerësimi i Rajonit të Posaçëm Administartiv të Hong Kongut, si ekonomia më e lirë në botë, pasqyron njohjen e komunitetit ndërkombëtar për statusin unik të qytetit, avantazhet dhe perspektivat e “një shtet, dy sisteme”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Mao Ning, citon “Xinhua”.

Mao i bëri komentet në një konferencë të rregullt për shtyp kur iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me Institutin Fraser të Kanadasë, që e rendit Hong Kongun si ekonominë më të lirë në botë midis 165 ekonomive në Raportin Vjetor të Lirisë Ekonomike të Botës 2024.

Hong Kongu ka ruajtur pozicionin e tij si një qendër ndërkombëtare financiare, detare dhe tregtare dhe ka mbajtur një mjedis të lirë dhe të hapur biznesi, tha Mao.

Hong Kongu do të ketë një të ardhme më të mirë, tha Mao, duke shtuar se njerëzit e biznesit nga e gjithë bota janë të mirëpritur të shfrytëzojnë mundësitë dhe të shijojnë prosperitetin e Hong Kongut.