Vendimi i gjykatës, kryeministrja italiane: Javën tjetër do të dërgohet në Shqipëri një grup i ri emigrantësh
2024-10-20 13:28:49

Anija italiane (Foto Atsh)

Vendimi i Gjykatës së Romës për të kthyer mbrapsht në Itali 12 emigrantët nga Bangladeshi dhe Egjipti që ndodheshin në kampin në Gjadër, Shqipëri, ka sjellë përplasje mes kryeministres italiane, Giorgia Meloni, dhe magjistratëve.

Sipas medieve lokale, pavarësisht vendimit të gjykatës, qeveria italiane nuk do të tërhiqet, shkruan “Panorama”.

Në raportimet mediatike thuhet se kryeministrja Meloni ka deklaruar se javën e ardhshme në Shqipëri do të dëgohet një grup tjetër me refugjatë.

Po ashtu, ajo theksoi se do të gjenden zgjidhje alternative.