Vladimir Putin: Marrëdhëniet Kinë-Rusi bazohen mbi respektin reciprok
2024-10-20 16:25:44

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti rus Vladimir Putin u shpreh të premten se marrëdhëniet midis Kinës dhe Rusisë bazohen mbi respektin reciprok.

Putin i tha këto kur iu përgjigj pyetjes së CGTN gjatë takimit me përfaqësuesit e mediave kryesore të vendeve të BRICS-it në Moskë. CGTN përfaqësonte mediat kineze. 

Duke komentuar për të ardhmen e marrëdhënieve Kinë-Rusi, Vladimir Putin tha se të dy vendet do të vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin në fusha të tilla si energjia, bujqësia, infrastruktura dhe shkenca-teknologjia. 

Rusia do të vazhdojë ta rrisë eksportin e energjisë në Kinë, duke përfshirë naftën dhe gazin natyror dhe do të punojë për të zgjeruar bashkëpunimin bujqësor me Kinën, shtoi ai. 

Takimi i Putinit të premten me mediat erdhi disa ditë përpara samitit të BRICS-it në qytetin rus Kazan. Ky do të jetë samiti i parë pas zgjerimit të grupit nga 5 anëtarë në 10. Më 1 janar 2024, Egjipti, Etiopia, Irani, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe u bënë vende anëtare të BRICS-it, duke iu bashkuar Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut. (Fani)