Prodhimi i shërbimeve në Kinë u rrit me 4.7 për qind në tre tremujorët e parë të vitit
2024-10-20 11:12:04

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Prodhimi i shërbimit me vlerë të shtuar në Kinë u rrit me 4.7 për qind në bazë vjetore në tre tremujorët e parë të 2024-s, treguan të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave.

Prodhimi me vlerë të shtuar në sektorët e transmetimit të informacionit, softuerit dhe shërbimeve të IT-së u rrit me 11.3 për qind, ndërsa ai i sektorëve të hotelerisë dhe akomodimit u zgjerua me 6.3 për qind në bazë vjetore, bën të ditur “Xinhua”.

Indeksi që mat prodhimin e industrisë së shërbimeve të vendit u rrit me 5.1 për qind në bazë vjetore në shtator dhe 0.5 pikë përqindjeje nga  muaji i kaluar.