Nga 14 deri më 26 korrik, u zhvillua në Pekin Konferenca e Dytë Ndërkombëtare e Shkencave Bazë 2024, ku morën pjesë mbi 800 shkencëtarë dhe dijetarë nga vende të ndryshme botërore. Ata shkëmbyen mendime në konferencë për zhvillimet e fundit dhe të ardhmen e shkencave bazë.
CGTN i Grupit Mediatik të Kinës intervistoi profesorin e Universitetit të Harvardit dhe fituesin e çmimit "Turing" për vitin 2010, Leslie Gabriel Valiant, i cili mori pjesë në konferencë. Profesori Valiant ka ushtruar një ndikim të thellë mbi zhvillimin e shkencave kompjuterike.
Gjatë intervistës Leslie Gabriel Valiant e vlerësoi entuziazmin e Kinës për hulumtimet akademike dhe shprehu bindjen se Kina do të ketë patjetër rezultate shumë të mira në këtë fushë.
Ai theksoi gjithashtu se AI nuk është një super fuqi dhe njerëzimi duhet të mbizotërojë këtë botë.
Profesori Valiant shprehu besim për të ardhmen e AI dhe u shpreh se bashkëpunimi global do të luajë më mirë potencialin e AI-së duke i sjellë njerëzimit më shumë mirëqenie. (Fani)