Rrëfimi i Orjeta Ruçajt
2024-10-19 12:48:26

Arti për mua është të bësh atë që do, atë që ndjen, atë që të duket e veçantë, e bukur. Atë që ti dashuron.

Unë jam rritur në një shtëpi me gjyshin e gjyshen ku punohej me shtiza dhe me grep. Të parën gjë që unë kam krijuar ka qenë një bluzë që e doja ta blija, por nuk ma blinin. Kam qenë 14-15 vjeç dhe  krijova dhe e vesha. Ndodhi një pause që u pasua nga periudha e pandemisë,  që zbuloi tek unë pasionin për të krijuar, për të thurur sidomos çantat me grep. Fillimi ka qenë dëshirë edhe domosdoshmëri, pasi mendoja të krijoja dhe të shisja. Ishte një dëshirë të kisha diçka të veçantë, që nuk e blija dot, një gjë që nuk e kishte tjetra.

Nisi nga një dëshirë e hershme. Isha shumë kurioze, shihja shumë tutorial në Pinteres. Nxitova duke vajtur në pikat më të mira që kryeqyteti ynë ka, dy tre prej tyre, mora fijet e para, materialet e para.Mora dy tre ngjyrat e para se aq kisha mundësi dhe krijova të parën çantë dhe mezi prisja t’ja tregoja familjes dhe shoqërisë time. Të vetmen gjë që mbaj mend është që i kam bërë dy-tre foto dhe e kam shqepur, sepse doja të krijoja një tjetër, model tjetër e kombinim me një ngjyrë tjetër. Nuk mendoja që po bëja gabime, kam vëtëbesim. Një gjë që dua ta arrij e arrij. Këmbëngul dhe mendoj që realizoj shumë mirë diçka që unë e kam në mendje si synim timin. Me kalimin e kohës atë që shisja e blija material dhe kjo rutinë vazhdoi edhe pse e lodhur, një periudhë goxha e vështirë arrita të krijoja një faqe në Instagram dhe mendova t’i ekspozoja këto punime që kisha dhe jo për mburrje unë bëj diçka të lezetshme, të bukur, të veçantë.

Gjithmonë doja të bashkëpunoja me dikë. Ndoshta bashkëpunim është fjalë shumë e madhe por doja të isha pjesë, të kontrobuoja diku. Kjo gjë filloi të marrë një rrjedhë.

Punimet sofistikohen, fijet mundohesha t’i zgjidhja jo ato të fillimit, cilësia sa vjen edhe shtohet. Kisha edhe kërkesë tek vetja dhe mendoj që kam bërë gjëra të bukura.

Krijimet unike janë një nuk janë dy. Hasa dy kategori njerëzish: ata që më përkrahën shumë, më kanë mbështetur, më kanë thënë bravo, vazhdo dhe janë gjëra të bukura. Janë dhe ata që, ndoshta të paktë në numër, po tani në kujtesën time harrohen. Sikur donin që të stepesha ose edhe pse nuk dua ta them cmirrë, por një gjë që aq në heshtje, nuk e mendonin, i dukej se kjo bën këtë gjë. Megjithatë kjo gjë nuk më ka bërë të ndalem, përkundrazi unë kalova, si çdo njeri që kalon vështirësi të ndryshme në jetë, kam gjetur qetësi dhe relaks tek të punuarit. Përgjithësisht punimet e mia janë me grep, fije cilësore. Shpesh herë punoj edhe në baza të gatshme, por në përgjithësi formën e krijoj vetë. Mundohem një pjesë të çantave ta realizoj një trup, por ka edhe me pjesë. Ka larmi ngjyrash dhe modelesh. Mundohem që një çantë të mos e bëj dy herë në ngjyrë dhe formë.

Kam qenë në vit të dytë në gjimnaz dhe kam ndjekur një kurs abstraksioni tek Galeria e Arteve dhe realisht gjithjë më kanë pëlqyer ngjyrat, edhe pse ne tani vazhdojmë të fokusohemi tek ngjyrat e errëta, tek e zeza. Kombinimi i ngjyrave, e bukura më ka ardhur natyrshëm, duke punuar. Të punosh një çantë, ta krijosh vetë do të thotë të vësh një mendje në punë, gjithçka tënden në dispozicion. Marrja e kohës është relativisht e ndryshme. Ka çanta që më marrin dy ditë kohë, ka çanta që më marrin tre ditë kohë, ka që e punoj dhe e shthur sepse nuk më pëlqen.

Në rast se dikur më frymëzonte të bëja diçka që nuk e blija dot, tani më frymëzon të duket diçka shumë e bukur. Shpesh them kam shumë gjëra në kokë. Dua të arrij diçka që realisht nuk e kam parë ndonjëherë. Një gjë të paprekshme, një gjë që vërtet është e imja.

Në faqjen time modeste sheh ndonjëherë që kam eksploruar edhe me produkte ose krijime të tjera si kapelet, apo ndonjë pandofël. Nuk dua të bëj më ato sepse për kapelet varet madhësia e kokës, ndërkohë tek çantat e gjej veten pak më të sigurt. Ndoshta mund të eksploroj ose të mar një hov me ndonjë detaj në veshje, më pëlqen shumë. Para disa vitesh kam realizuar veshje me material të riciklueshëm. Aktualisht po ndodh diçka e bukur pasi pas pak kohësh do të jem pjesë e qendrës më të madhe etno-kulturore në Ballkan, që do të hapet në qendër të Tiranës. Jam një prej artizaneve të qendrës. E shoh si diçka shumë të bukur që po më ndodh. Realisht e vuaja pjesën e mosekspozimit të atyre që krijoja. E kisha të pamundur  pasi duhet një mbështetje, duhet një shtysë.

Më ka ardhur si një dhuratë shumë e bukur dhe realisht është një moment vrulli pune për mua. Çdo gjë unë e bëj vetë, nuk kam ndonjë ndihmë dhe mendoj përgjithësisht të fokusohem tek çantat, por dua të eksploroj edhe tek ndonjë detaj veshjeje. Prej rreth 15 vitesh kam punuar në Teatrin Kombëtar dhe një ndër pasionet e mia është të krijoj dhe më është dhënë mundësia të jem pjesë e disa detajeve të vogla të një shfaqjeje. Te shfaqja “Edmond”  kam realizuar disa prej aksesorëve dhe kapeleve. Ka qenë një dëshirë e imja pa ndonjë interes. Kanë qenë gjëra të veçanta, unike dhe tani po  t’i kthehem nuk i bëj po njësoj.

Nëse përballë do të kisha Orin 16 vjeç do t’i thoja: Guxo!. Duaje veten dhe lufto për atë që ti do më shumë!. Puno fort dhe të gjitha mendimet apo idetë që ke tregojua njerëzve, hidhi në letër, realizoji, projekto e bëji realitet!

Jerida Sakaj